Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK njoftim zyrtar: Biznesmeni me kështjellë 2.6 milionë euro, apartamente dhe…

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK njoftim zyrtar: Biznesmeni me kështjellë 2.6 milionë euro, apartamente dhe…

Një kështjellë me vlerë rreth 2.6 milionë euro, dy apartamente, llogari bankare me mbi 2 milionë euro dhe mjete motorike janë disa nga pasuritë e identifikuara në Francë që sipas SPAK i përkasin biznesmenit Ermal Beqiri, i cili disa ditë më parë u arrestua në Paris pasi ishte shpallur në kërkim nga GJKKO. SPAK bën të ditur se pas bashkëpunimit me autoritetet franceze janë evidentuar një sërë asetesh të dyshuara me origjinë kriminale, për të cilat i është kërkuar palës franceze sekuestrimi. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime për llogari të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, për llogari të të cilit, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit E.B, si...