“Arrestimi i Belindës”/ Bardhi reagon pas raportit të KE: Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin Ballukut, rrezik për…

“Arrestimi i Belindës”/ Bardhi reagon pas raportit të KE: Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin Ballukut, rrezik për…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar SPAK-un se po aplikon standarde të dyfishta në çështjen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u ndal te pjesa e raportit të KE-së ku ngrihen shqetësime për refuzimin nga Kuvendi të kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeteje, duke e lidhur me parimet e kontrollit dhe balancimit, si dhe barazinë para ligjit. Sipas Bardhit, ndërsa Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për moslejimin e procedimit ndaj Ballukut, “të vetmit që nuk shfaqin shqetësim janë prokurorët e SPAK-ut”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së pretendon se Prokuroria e Posaçme po zbaton dy standarde ndaj Belinda Ballukut, pasi, sipas tij, pavarësisht...