Armë zjarri, granata dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës

Armë zjarri, granata dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës

Policia e Durrës ka goditur dy raste të tjera të mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit. Për pasojë janë arrestuar tre persona dhe u sekuestruan arma zjarri, granatë, fishekë dhe drogë. Në njoftimin e policisë thuhet “Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike, duke poseduar ose shitur armë zjarri, me qëllim kryerjen e ngjarjeve kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit: -L. D., dhe A. M., të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të...