Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës

Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës

Armët dhe drogërat u gjetën brenda një apartamenti në Nottingham, ku ndodhej emigranti shqiptar i paligjshëm, i cili ishte deportuar dy herë më parë. Policia gjeti një arsenal armësh dhe 10 kg drogë që po ruhej nga një emigrant i paligjshëm kur kontrolloi një apartament në Nottingham. Një revolver ishte në një dollap kuzhine dhe tre pushkë, njëra e mbushur, ishin mbështjellë në një qilim pranë një shtrati. Shqiptari që ishte vendosur atje për t’u kujdesur për to, shtetasi shqiptar Ervis Doksani, kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar për dy vite, pasi kishte mbërritur këtu në pjesën e pasme të një kamioni. Tani, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve, është burgosur për shtatë vite e 10 muaj në Gjykatën e Kurorës së Nottinghamit. “Ju keni provuar...