Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën ‘Aba Center’, bllokohet nga KLGJ
Gjykata Administrative e Apelit nënshkroi një muaj më parë një kontratë qiraje prej 10,848 eurosh në muaj për një ambient prej 350 metrash katrorë në kullën “Aba Center” në qendër të Tiranës për të akomoduar ndihmësit e saj ligjorë dhe një pjesë të dosjeve në pritje të gjykimit – një kontratë që u konsiderua “pa logjikë ekonomike” dhe u rrëzua të mërkurën nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Përmes një kërkese dorëzuar KLGJ-së, Gjykata Administrative e Apelit e justifikoi marrjen e ambienteve me qira në njërën prej godinave më të shtrenjta në Tiranë me mungesën e hapësirave në godinën aktuale. Sipas kërkesës që BIRN e disponon, Apeli Administrativ ka punësuar me kontrata të përkohshme 25 ndihmës ligjorë në kuadër të një projekti për uljen e numrit...
Burimi:
sot.com.al