Apartamente, llogari bankare, banesa dhe makina, GJKKO konfiskon pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal

Apartamente, llogari bankare, banesa dhe makina, GJKKO konfiskon pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e 21 pasurive të Eridan Munoz Guerrero, i dënuar me 14 vite burg për përfshirje në drejtimin e disa laboratorëve të kokainës në Belgjikë. Vendimi u dha këtë të mërkurë nga gjyqtarja Irena Gjoka, pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK për konfiskimin e pasurive të Eridan Munoz Guerrero, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe disa personave të tretë. Sipas vendimit të GJKKO-së, në favor të shtetit kalojnë një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, mes tyre apartamente, njësi shërbimi, banesa me truall, automjete, rimorkio dhe llogari bankare. Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen disa apartamente në pronësi të Deljana Nebiut, të blera në Vlorë dhe qytete të...