“Ankesat lidhen me Kadastrën”/ Shabani në Vlorë: Avokati i Popullit nuk mund të mbajë asnjë qëndrim mbi kërkesat…
Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka qenë prezent këtë të premte në Vlorë për të prezantuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2025. Shabani është ndalur të flasë edhe për mediat, duke thënë se arsyeja e prezencës së Avokatit të Popullit në Vlorë është të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. Sipas Shabanit, në Vlorë kërkesat janë kryesisht për pronat dhe menaxhimin e tyre. Shabani thotë se ankesat e qytetarëve lidhen me Kadastrën dhe Avokati i Popullit do të hetojë çdo rast që lidhet me shpërdorimin e detyrës, tjetërsimin e pronave dhe ankesat e qytetarëve. Endri Shabani thekson se detyra e Avokatit të Popullit është të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të jetë ndërmjetës për të zgjidhur kërkesat dhe ankesat e tyre....
Burimi:
sot.com.al