Amnistia penale/ Nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit, përfitojnë 1335 të burgosur

Amnistia penale/ Nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit, përfitojnë 1335 të burgosur

Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar. Amnistia përfshin të dënuarit me vendim të formës së prerë deri më 31 maj 2026. Në kuadër të kësaj do të përfitojnë lirimin burrat e dënuar deri në 3 vite burg dhe gratë deri në 4 vite. Gjithashtu do të përfitojnë lirimin edhe të dënuarit që u kanë mbetur për të vuajtur po kaq vite dënim. Përfitues janë gjithashtu të mitur dhe persona mbi 60 vjeç (burra) e 50 vjeç (gra), nëse plotësojnë kushtet e ligjit. Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë redaksisë. Edhe personat e dënuar nga GJKKO dhe...