Alarmante/ Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë
Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024 që përfaqëson shkallën bruto të migrimit neto, duke dëshmuar që vendi po kalon një tkurrje të pashembullt në kohë paqeje. Kjo shifër do të thotë se vetëm brenda vitit 2024, Shqipëria ka humbur rreth 29,000 banorë si pasojë e emigrimit.Krahasimi me Bashkimin Europian është tronditës. Mesatarja e BE-së për këtë tregues lëviz në shifra pozitive, rreth +5.2 për 1,000 banorë, çka do të thotë se në të njëjtin vit në BE janë shtuar më shumë se 5 veta për 1000 persona. Ndërsa Europa po rritet...
Burimi:
sot.com.al