Alarmante/ 56 sulme kibernetike në minutë, Shqipëria nën presionin e hakerëve
Shqipëria vijon të përballet me një nivel të lartë kërcënimesh kibernetike. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar mesatarisht 56 tentativa për sulme kibernetike në minutë. Raporti tregon se në shënjestër të sulmeve kanë qenë sektorë strategjikë, si sistemi financiar, administrata publike, infrastruktura digjitale dhe sektori energjetik, duke e mbajtur vendin nën një presion të vazhdueshëm në fushën e sigurisë kibernetike. Një nga rastet më të fundit ishte sulmi ndaj sistemeve të Postës Shqiptare dhe Kuvendit, ku u raportua fshirja e të dhënave të disa punonjësve të administratës, duke rikthyer në vëmendje cenueshmërinë e infrastrukturave shtetërore ndaj sulmeve të jashtme. Sipas AKSK-së, monitorimi i kërcënimeve kryhet në mënyrë të pandërprerë, ndërsa po...
Burimi:
ntv.al