Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”

Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të hënë pretencën për zonjën Fatime Kryemadhi dhe disa nga personat e tjerë, të akuzuar në dosjen e ndarë ku përfshihen edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi, raporton newsbomb.al. Bëhet fjalë për Piro Xhixhon dhe Ema Çokun. Nëna e politikanes Monika Kryemadhi dhe tashmë ish-vjehrra e Ilir Metës, akuzohet për veprën penale “Pastrim i parave” dhe SPAK kërkon që Fatime Kryemadhi të dënohet me 7 vite e 6 muaj burg. Megjithatë, organi i akuzës ka lënë të hapur mundësinë që me gjykim të shkurtuar, 1/3 e dënimit të reduktohet dhe të zbresë në 5 vite burg. Për shkak të moshës, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove. Prokurorët që përfaqësojnë akuzën, kanë...