“Akti më i madh për kombin”/ Mustafaj: Protesta fitore simbolike, ja si përkthehet në fitore politike
Andi Mustafaj komentoi protestën që tashmë ka hyrë në ditën e saj të trembëdhjetë. Në një lidhje direkte televizive theksoi se kemi të bëjmë me një fitore simbolike deri tani. “Akti më i madh për kombin është të bësh diçka për veten tënde. Në rastin e protestës, kemi njerëz me bindje politike të ndryshme dhe secili ka dalë aty për veten e vet. Dhe kjo është fitore për vendin tonë, është një hap i parë. Njerëzit janë çuar për veten e tyre, është fitore simbolike”, u shpreh Mustafaj. “Aktualisht, jemi në një moment ku masa nuk e ka formësuar ideologjinë e saj politike në mënyrë vepruese. Nuk kemi të identifikuar një projekt politik. Si mjet, protesta rrit trysninë ndaj qeverisë për të bërë ndryshime. Por,...
Burimi:
sot.com.al