Aksioni i SPAK dhe Antimafias Italiane/ 640 mijë euro në Shqipëri dhe 400 mijë në Itali, prokurori i Barit: Paratë shkojnë aty ku është më e lehtë të…

Aksioni i SPAK dhe Antimafias Italiane/ 640 mijë euro në Shqipëri dhe 400 mijë në Itali, prokurori i Barit: Paratë shkojnë aty ku është më e lehtë të…

Në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin e SPAK, Klodian Braho, prokurori i Barit bëri publike detaje mbi aksionin e përbashkët mes SPAK dhe Antimafias Italiane. Sipas tij, 640 mijë euro janë sekuestruar në territorin shqiptar mbi bazën e indicieve hetimore të DIA-s, ndërsa rreth 400 mijë euro të tjera janë bllokuar në Itali, në momentin kur dyshohej se po transportoheshin drejt Shqipërisë për t’u pastruar. “Në këtë hetim kemi sekuestruar brenda rreth gjashtë muajsh një milion euro cash të destinuara për në Shqipëri. Kur them të destinuara për në Shqipëri, kam parasysh 640 mijë euro të sekuestruara në Shqipëri mbi bazën e indicieve hetimore të DIA-s, si edhe rreth 400 mijë euro të tjera të sekuestruara këtu në Itali, por gati për të kaluar Adriatikun....