Aksioni i AMP në jug, reagon policia e shtetit, kush janë zyrtarët e arrestuar dhe akuzat ndaj tyre

Aksioni i AMP në jug, reagon policia e shtetit, kush janë zyrtarët e arrestuar dhe akuzat ndaj tyre

Policia e shtetit ka reaguar për aksionin e AMP në jug të vendit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar me iniciativë punonjësit e policisë: • Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;• Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve• Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin• Inspektor Robert Çullaj, specialist zone; ndaj të cilëve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale: • “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;• “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal;• “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar...