Aksidentoi për vdekje 2 djemtë e mitur në zonën e Kënetës në Durrës/ Ndalohet drejtuesi i automjetit
Ndalohet nga policia, drejtuesi i automjetit i cili përplasi për vdekje 2 nga 3 djemtë e mitur të moshës rreth 10–13 vjeç, këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës. Mesohet se është ndaluar drejtuesi i automjetit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimi:
sot.com.al