Aksidenti që i mori jetën dy të miturve/ Banorët e Durrësit në protestë, kërkojnë siguri për fëmijët e tyre: Shteti ta vlerësojë këtë tragjedi dhe të zbatojë ligjet
Dhjetëra qytetarë morën pjesë pasditen e sotme në një marshim protestë në rrugët e Durrësit, pas aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve dhe la të plagosur rëndë një tjetër të mitur. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se marshimi nisi nga Spitalla, aty ku ndodhi tragjedia, pati dy ndalesa kryesore, Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Bashkinë e Durrësit. Me pankarta në duar dhe fotografitë e fëmijëve që humbën jetën, qytetarët kanë marshuar nga Drejtoria e Policisë në drejtim të Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar më shumë siguri dhe kontrolle nga ana e Policisë në rrugët e zonave të banuara për të parandaluar aksidente tragjike që përditë marrin jetë të pafajshme. Në protestë morën pjesë dhe familjarë të mitur, të afërm e shokë...
Burimi:
top-channel.tv