Aksidenti me dy fëmijë të vdekur në Durrës, Policia me plan masash

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur në Durrës, Policia me plan masash

Në një konferencë për mediat, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu ka folur për masat shtesë të marra lidhur aksidentet rrugore. Duke u nisur nga aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe u plagos edhe një tjetër, ai theksoi se do të ketë një bashkëpunim me të gjitha strukturat për të parandaluar shkeljet. Ai theksoi se 27 000 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, ndërsa rreth 60 000 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo për drejtim motomjeti pa kaskë mbrojtëse. Në rrugët interurbane, policia nuk do të ndalojë automjetet pa arsye, por do të mbështetet kryesisht në teknologji dhe patrulla të lëvizshme, ndërsa shkeljet do të regjistrohen dhe...