Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari në Elbasan, arrestohet regjisori Petri Bozo
Pas aksidentit të djeshëm ku përplasi për vdekje një 7-vjeçar, arrestohet regjisori Petri Bozo shpjegojnë burimet policore per a2cnn. Pas aksidentit, Bozo deklaroi në polici se nuk ka qenë me shpejtësi, por autoritetet mendojnë se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi. Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mëngjes. Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo përplasi një 7-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e vendosur buzë aksit nacional “Elbasan–Librazhd”. I mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën e tyre, ndërsa vetë zhvillonte mësimin pasdite në të njëjtën shkollë. Dinamika dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia nuk ka dhënë ende...
Burimi:
sot.com.al