Aksident ‘zinxhir’ në Sarandë, përfshihen 6 automjete (DETAJE)
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Ismail Qemali”, në lagjen nr. 4, Kodër, në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti janë dëmtuar 5-6 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në aksident, ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al