Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, më 22 janar, në rrugën provinciale SP 589, mes Saluzzo dhe Barge, pranë Abacisë së Staffarda, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri 20-vjeçar. Viktima është Klaudio Gjoka, emigrant shqiptar me banim në Saluzzo, Itali. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë një përplasje frontale mes një automjeti të tonazhit të rëndë (autoartikulati) dhe një makine Audi, në të cilën ndodhej i riu, me origjinë shqiptare. Viktima, Klaudio Gjoka banues në Saluzzo, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda të marra. I riu ishte drejtuesi i automjetit dhe, sipas rindërtimeve të para, përplasja ka qenë shumë e fortë, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të...