Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë 13-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku automjeti i drejtuar nga një efektiv i Policisë Bashkiake ka goditur të miturin, i cili në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha. Mësohet se 13-vjeçari ka marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas aksidentit, autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive. Policia pritet të japë detaje të mëtejshme lidhur me dinamikën e aksidentit dhe masat e marra ndaj drejtuesit të automjetit.
Burimi:
gijotina.com