Aksident në Unazën e Madhe/ Makina merr përpara motorin pranë Rrugës së Durrësit

Aksident në Unazën e Madhe/ Makina merr përpara motorin pranë Rrugës së Durrësit

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë daljes për në Rrugën e Durrësit, ku një automjet është përplasur me një motor. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor. Nga pamjet e siguruara, shihet momenti pas përplasjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.