Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të qytetit të Tepelenës. Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz. Në aksident është përfshirë një mjet Volkswagen, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, dhe një Fiat, ku udhëtonin 4 turistë të huaj, drejt Gjirokastrës. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Burimi:
argjiroja.net