Aksident në Malin e Tomorrit, makina del nga rruga, 7 të plagosur! Dy në gjendje të rëndë te Trauma
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit. Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Sipas të dhënave paraprake, mjeti është përplasur disa herë me barrierat anësore prej betoni dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe gjashtë pasagjerët. Të plagosurit janë transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit. Pesë prej tyre, pasi morën ndihmën e parë mjekësore, u larguan për në banesë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy, dhe bashkëshortja e tij, e cila ka marrë dëmtime të rënda, janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e...
Burimi:
sot.com.al