Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas një automjet. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv