Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Tiranë, automjeti përplas për vdekje çiklistin

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Tiranë, automjeti përplas për vdekje çiklistin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Lushnjë–Tiranë, pak para urës mbi Shkumbin. Një mjet tip Benz me targa “AB 797 FZ” ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë. Sipas të dhënave të para, dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke udhëtuar në mes të rrugës dhe drejtuesi i Benzit, edhe pse është munduar ta devijojë, nuk ka shmangur dot përplasjen fatale.