Aksident i rëndë në aksin Qafë e Buallit-Klos, përplasen dy makina, humb jetën pasagjeri
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Qafa e Buallit-Klos, në zonën e quajtur Plani i Bardhë. Si pasojë ka humbur jetën Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, pasagjer në një prej mjeteve. Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit Top Channel
Burimi:
top-channel.tv