Aksident i rëndë në afërsi të Shkozetit/ Automjeti në kundravajtje, lëndohet shoferi
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se një automjet është përplasur pasi ishte duke lëvizur në kundravajtje në rrugë. Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat.
Burimi:
sot.com.al