Aksident fatal në aksin rrugor Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në aksin rrugor Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Përparim. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor 73-vjeçar, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, po punohet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.