Aksi rrugor Plepa–Durrës në kolaps total, përshkallëzohet zjarri në Shkozet
Aksi rrugor Plepa–Durrës është bllokuar në të dy drejtimet për shkak të zjarrit të madh që ka përfshirë disa magazina në zonën e Shkozetit. Policia ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve për të krijuar një perimetër sigurie, ndërsa në zonë vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për kontrollin dhe shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, në magazinë dyshohet se mund të ketë pasur materiale piroteknike, çka ka ndikuar në përkeqësimin e situatës. Zjarri, i cili filloi në një prej magazinave, është përhapur edhe në një objekt pranë saj. Ekipet e emergjencës po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa pritet vlerësimi i plotë i dëmeve dhe përcaktimi i shkaqeve të...
Burimi:
ntv.al