“Ai që e pengon të gjithë procesin, është vetë Edi Rama”/ Zhulali: Sot do të duhet të bëjë kurban, Belinda Ballukun

“Ai që e pengon të gjithë procesin, është vetë Edi Rama”/ Zhulali: Sot do të duhet të bëjë kurban, Belinda Ballukun

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi se Edi Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë politike, të cilën ajo e cilësoi si “momenti i kurbanit”. Gjatë bisedës televizive, u shpreh se kreu i qeverisë duhet të zgjedhë mes zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe procesit të integrimit europian. Sipas saj, rezoluta nuk njeh arritje të rëndësishme të qeverisë dhe përmban kryesisht përsëritje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese të institucioneve shqiptare, që i ka kërkuar BE-ja për integrimin. ‘Është një proces që e hedh poshtë vetë punën e qeverisë. Pra, ky është paradoksi. Po ta shikoni, sepse kjo rezolutë pra duhet të ishte produkt i raportimit të qeverisë dhe të nja arritje të jashtëzakonshme. Por në atë tekst nuk përmendet në...