Dorëzohet Zuckerberg, “Meta” bie dakord të paguajë mbi 17 mld dollarë për sigurinë e fëmijëve në 29 shtete amerikane!

Dorëzohet Zuckerberg, “Meta” bie dakord të paguajë mbi 17 mld dollarë për sigurinë e fëmijëve në 29 shtete amerikane!

“Meta”, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka arritur një marrëveshje me 29 shtete amerikane pas akuzave se platformat e saj kanë ndikuar negativisht te fëmijët dhe adoleshentët. Sipas marrëveshjes, Meta do të paguajë deri në 17.1 miliardë dollarë gjatë 10 viteve. Kompania nuk ka pranuar shkelje, por ka rënë dakord të zbatojë një sërë ndryshimesh në platformat e saj, me synim rritjen e sigurisë së përdoruesve të mitur. Një nga masat kryesore është vendosja e një kufiri të paracaktuar prej dy orësh përdorim në ditë për përdoruesit nën 18 vjeç. Ky kufizim mund të ndryshohet vetëm nga prindi. Përveç kësaj, Facebook dhe Instagram do të kenë një bllokim automatik gjatë natës, nga mesnata deri në orën 06:00, i cili gjithashtu mund të hiqet vetëm...