“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”/ U përplas me skaf, motra e 22 vjeçarit publikon videon drithëruese

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”/ U përplas me skaf, motra e 22 vjeçarit publikon videon drithëruese

Vdekja tragjike e të riut Albjano Kreçi pasditen e së hënës në Ksamil, ka tronditur familjen dhe rrethin shoqëror të 22 vjeçarit. Në rrjetet sociale vazhdojnë prej katër ditësh mesazhet e pafundme për ikjen e parakohshme dhe të padrejtë të Albjanos. Ai ishte vëllai i vetëm i dy motrave dhe pasditen e së hënës, më 15 Qershor, duke përdorur një makinë uji “jet car” në gjirin e Ksamilit, u përplas fatalisht me skafin e Policisë Kufitare, duke mbetur i plagosur rëndë. Efektivët i dhanë ndihmën e parë, por Albjano mbylli sytë përgjithmonë. Një nga motrat e tij, ka bërë një reagim drithërues në rrjetet sociale, duke publikuar një kolazh fotografish të 22 vjeçarit, shoqëruar me një këngë vaji që flet për dhimbjen e pamatë të...