“Agjente rusë përpara Kryeministrisë”, Karamuço: Faktorë të jashtëm duan të sabotojnë investimin

“Agjente rusë përpara Kryeministrisë”, Karamuço: Faktorë të jashtëm duan të sabotojnë investimin

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në një studio televizive ka folur lidhur me protestat dhe dhunën e regjistruar nga policët privatë në Zvërnec. Ai theksoi se lidhur me këtë çështje duhet të bëhet transparencë për pronësinë, për letrat dhe procedurat. Ndër të tjera ai shtoi se ka vende që nuk duan që investimi 4 miliardë dollarësh të vijë në Shqipëri. Sipas tij vendeve të tjera të rajonit, nuk u pëlqyen raportimet se familja e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjë një investim të madh në Vlorë. “Kishte shumë kohë që nuk po përtypej dot historia e familjes së presidentit Trump, e cila ishte e fokusuar në interesin e një investimi të madh në zonën e Vlorës nga ana e shteteve të tjera...