Afrika e Veriut “godet” Shqipërinë, temperatura deri në 33 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme
Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat po furnizohen me lagështi nga Deti Mesdhe, kanë sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin e Shqipërisë. Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi se si do të jetë moti edhe në javën e ardhshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë fundjavës vendi do të jetë me mot të ndryshueshëm, ku alternohen kthjellime dhe vranësira. Në orët e mesditës, vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu dhe rrebeshe kryesisht në zonat malore, ndërsa vija bregdetare mbetet kryesisht pa reshje. Era do të fryjë me shpejtësi nga 7 deri në 14 m/s, duke sjellë kushte lokale të ndryshueshme në disa zona. Sa i përket temperaturave, vendi ndodhet në kushte...
Burimi:
top-channel.tv