Afera me inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO shpall Bllakon të pafajshëm për një episod korrupsioni, ul dënimin…

Afera me inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO shpall Bllakon të pafajshëm për një episod korrupsioni, ul dënimin…

Apeli i GJKKO-së ka ulur dënimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës. Apeli e shpalli të pafajshëm Bllakon për një nga episodet e korrupsionit, konkretisht për përfitimin e parregullt të 7.5 milionë lekëve përmes Vladimir Bezhanit, me argumentin se “fakti nuk përbën vepër penale”. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi pjesën tjetër të vendimit, që lidhet me përfitimin e parregullt të 119 mijë e 715 eurove nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Për këtë episod, Apeli konfirmoi fajësinë e Bllakos për korrupsion pasiv. Dënimi për Bllakon u ul nga 4 vite burg në 3 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë përfundimisht 2...