A është Shqipëria një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
Kulla të larta të projektuara nga arkitektë me famë botërore, resorte të mëdha në bregdetin e Jonit dhe qindra leje ndërtimi të dhëna vitet e fundit janë bërë simboli i modelit të zhvillimit që qeveria shqiptare e promovon si një histori suksesi ekonomik kombëtar. Tirana ka pësuar një transformim rrënjësor të peizazhit urban, ndërsa Riviera shqiptare po pozicionohet si një nga destinacionet e reja të turizmit luksoz në Mesdhe. Por a është kjo e gjithë tabloja? Për qeverinë, këto zhvillime nxisin rritjen ekonomike dhe rrisin aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr investitorë ndërkombëtarë. Emra të njohur të arkitekturës, si italiani Stefano Boeri, kanë projektuar projekte të mëdha në kryeqytet, ndërsa investime të mëdha, përfshirë ato të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald...
Burimi:
gijotina.com