A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? BSH: Konsumatorët presin rënie

A do të kemi çmime më të ulëta këtë verë? BSH: Konsumatorët presin rënie

Bizneset në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit kanë pasur besim të ulët në ekonomi gjatë muajit qershor. Kjo ka ndikuar në rënien me 0.6 pikë të treguesit të ndjesisë ekonomike. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, konsumatorët, tregtia dhe industria e shohin më me optimizëm gjendjen e ekonomisë shqiptare. Duket se sezoni veror, i cili sjell fluksin më të madh të turistëve dhe fitimet më të larta sidomos për hotelet, baret, restorantet në zonat bregdetare, nuk ka nisur me shumë optimizëm, pasi këto biznese dhe të tjera të sektorit të shërbimeve, nuk janë të kënaqur me ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe nivelin e kërkesës. Edhe ndërtimi ka pasur të njëjtën qasje. Treguesi i besimit në ndërtim u ul me 0.8 pikë përqindje...