69 milionë lekë të zhdukura/ Gjykata lë në burg drejtoreshën e Postës së Durrësit
Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në qytet, të cilat u arrestuan pas zbulimit të një skeme të përvetësimit të fondeve që kap vlerën e 69 milionë lekëve të reja. Mësohet se, trupi gjykues ka caktuar masën “Arrest në burg” për drejtoreshën e filialit, ndërkohë, për shefen e financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana, gjykata ka vendosur masën më të butë të “Arrest shtëpie”. Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se gjatë periudhës prill–maj 2026, ato kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme shumën prej 69 milionë lekësh të rinj nga fondet e institucionit
Burimi:
ntv.al