69 ditë rezistencë, qytetarët sërish protestë kundër kastës politike
Është mbajtur dje protesta e 69-të e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë korrupsioni”, “Drejtësi për qytetarët”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk ka kthim pas”, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej më shumë se dy muajsh dhe, sipas organizatorëve, do të vazhdojë me tubime dhe marshime të përditshme deri në realizimin e kërkesave të tyre. Lëvizja qytetare nisi fillimisht si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës është zgjeruar në një protestë me...
Burimi:
sot.com.al