60 studentë përfundojnë në urgjencë/ Reagon kompania “SORI-AL”: Hetoni dhe ushqimet e sjella nga jashtë

60 studentë përfundojnë në urgjencë/ Reagon kompania “SORI-AL”: Hetoni dhe ushqimet e sjella nga jashtë

60 studentë të Akademisë e Sigurisë janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së në Tiranë me simptoma të të vjellave, duke ngritur dyshime për një rast të mundshëm helmimi ushqimor. Kompania “SORI-AL” ka reaguar duke kërkuar një hetim të plotë për zbardhjen e shkaqeve. Në reagimin e saj, kompania deklaron se ka ndjekur situatën që nga momenti i parë dhe se studentët, sipas informacionit të marrë prej saj, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Gjatë ofrimit të shërbimit janë evidentuar mangësi në disa kushte higjieno-sanitare, si mungesa e mundësisë për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent para vakteve ushqimore, shprehet kompania. Më tej thekson “Në kuadër të këtij monitorimi janë konstatuar dhe dokumentuar raste...