5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet
Kryeministri Edi Rama ka komentuar miratimin në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit. Kreu i qeverisë thekson se ky dokument pasqyron rritjen ekonomike të vendit dhe krijon hapësira për më shumë mbështetje financiare për pensionistët dhe kategoritë në nevojë. “AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët; një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre; një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të...
Burimi:
opinion.al