“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit

Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të këtij viti, është shoqëruar pesë herë për në spital. Në dosjen hetimore të publikuar nga TCH, thuhet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është konstatuar ndërveprim i dyshimtë midis kryeinfermierit Aulon Çuku dhe drejtorit Indrit Cerloj, të cilët kanë abuzuar me detyrën. Nga informacionet e përftuara Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, rezulton se shpeshtësia e shoqërimit për në spital të të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’u mundësuar favore të ndryshme (kryesisht takime speciale) këtyre të burgosurve, kundrejt dhënies së ryshfetit drejtuesve të institucioneve...