“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë
Protesta e 47-të qytetare është zhvilluar këtë të enjte mes pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Në duart e protestuesve janë parë pankarta me mesazhe si “Rama n’burg, Balluku n’burg” dhe “S’jemi numra, por zëra!”, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë tubimit, qytetarët kanë bërë apel për ndryshim politik, duke kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre për reforma dhe adresimin e shqetësimeve që, sipas tyre, prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Burimi:
gijotina.com