“4.9 milionë euro për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”/ Xhixho, akuza qeverisë: Qytetarët meritojnë përgjigje

“4.9 milionë euro për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”/ Xhixho, akuza qeverisë: Qytetarët meritojnë përgjigje

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur shqetësimin, lidhur me investimin që është bërë për rindërtimin e shkollës ‘Edith Durham’ në kryeqytet. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se pavarësisht investimit prej 4.9 milionë euro, mungojnë hapësirat për 5 klasa ekzistuese. Xhixho thekson se mungesa e këtyre ambienteve, përkthehet në rikthim të mësimit me dy turne ose shpërndarje e nxënësve në shkolla të tjera. ‘Pyetja është e thjeshtë: nëse një shkollë ka qenë e mbingarkuar edhe para rindërtimit, a nuk duhej që projekti i ri të rriste kapacitetin me 30–40%, jo ta linte sërish me mungesë klasash?’, shkruan Xhixho. Statusi: 4.9 milionë euro për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”. Dhe cili është rezultati? Shkolla ka aktualisht 45 klasa, por projekti parashikon...