38 Protokolle Kombëtare për Kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë  kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

38 Protokolle Kombëtare për Kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit, 38 udhërrëfyes kombëtarë që do të shndërrohen në protokolle detyruese, në të gjitha spitalet bashkiake dhe rajonale në mënyrë që çdo pacient, kudo që jeton, të marrë të njëjtin standard kujdesi si në qendrat më të mira europiane. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala gjatë inspektimit në Spitalin Bashkiak Librazhd dhe Pogradec tha se 38 udhërrëfyesit për tumoret, të miratuara në bashkëpunim me Institutit e Tumoreve në Milano do të kthehen në protokolle klinike që do të përdoren në të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar, duke garantuar që çdo vendim mjekësor të mbështetet në evidencën më të avancuar shkencore dhe në standardet më të mira europiane. “Ne...