300 familje pa ujë, në fshatin Kreshpan të Fierit situata është përkeqësuar 2 muajt e fundit
Mbi 300 familje në fshatin Kreshpan të Fierit prej vitesh përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse paguajnë rregullisht faturat, banorët thonë se nuk marrin shërbimin e nevojshëm. Situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit, pasi në rubinetat e tyre uji vjen vetëm për pak minuta në ditë, ndërsa në disa familje mungon plotësisht. Banorët detyrohen të sigurojnë ujin me mjete bujqësore apo kafshë transporti, ndërsa i vetmi burim nga i cili furnizohen po shkon drejt shterimit. Për shumë familje, alternativa e vetme mbetet blerja e ujit nga autobotët privatë. “Ujë të pijshëm na vjen vetëm 20-30 litra në ditë, për rreth 20 minuta në mëngjes. Tubacionet janë shtruar prej një viti, por ende nuk kemi furnizim normal. Fshati ka rreth...
Burimi:
sot.com.al