12-vjeçari rezulton i zhdukur prej dy javësh, nëna bën apel: Na ndihmoni ta gjejmë

12-vjeçari rezulton i zhdukur prej dy javësh, nëna bën apel: Na ndihmoni ta gjejmë

Nëna e një 12-vjeçari nga Elbasani ka bërë një apel prekës për ndihmë, pasi me djalin e saj Arjanito, ka humbur kontaktet prej gati dy javësh. Sipas rrëfimit të saj, i mituri është larguar nga banesa në datën 15 korrik. Dy ditë më vonë, më 17 korrik, familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Elbasanit, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. Deri më tani, nëna shprehet se nuk kanë marrë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit. Nga hetimet paraprake të kryera nga policia dhe bazuar edhe në deklarimin e vëllait të të miturit, dyshohet se Arjanito është larguar për të lypur, një veprim që sipas familjarëve, e ka bërë edhe herë të tjera. Megjithatë, vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur. Burime bëjnë me...