“1 mln € abuzim në vit”, Zhupa denoncon: Bashkia e Sarandës po zhvat taksat e qytetarëve të saj
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, denoncoi sërish abuzimet që bëhen në Bashkinë e Sarandës, me në krye Oltjon Çaçin. Sipas saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se vetëm në një vit, në këtë bashki bregdetare janë abuzuar 1 milion euro, kosto që sipas saj e paguajnë qytetarët. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme dhe ta vënë atë në shërbim të qytetarëve. “Raporti i fundit i KLSH-së është, në fakt, aktakuza më e mirë për Bashkinë e Sarandës. Në vetëm 1 vit të audituar janë rreth 1 milion euro të abuzuara nga kjo bashki. Qartësisht nuk kemi të bëjmë me një apo dy zyrtarë të paaftë, por kemi të bëjmë me një model qeverisjeje, me një...
Burimi:
gijotina.com