Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën

Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën

Aktivistja Greta Thunberg, për herë të parë ndodhet në Tiranë dhe protestoi në sheshin ”Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli. Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Ndonëse numri i të pranishmëve në këtë protestë nuk duket aq i lartë, pjesëmarrësit mbronin fort për kauzën e tyre dhe ndalimin e luftës në Gaza, me anë të deklaratave të ndryshme, që përcillnin solidarizimin e madh me palestinezët në Gaza. Në disa momente, aktivistja Thunberg duket teksa bën thirrje në shqip: Liri për Palestinën. Gjithashtu,...